Këtë të mërkurë po hidhet shorti për zgjedhjet e anëtarëve të KED.
Hedhja e shortit bëhet nga Institucioni i Presidetit të Republikës.
Fjona Papajorgji zgjidhet anëtarja e parë e përhershme.
Marjana Semini anëtarja e dytë përfaqësuese nga Gjykata Kushtetuese, anëtarja e përhershme.
Genti Ibrahimi anëtar zëvendësues i Këshilleve të emërimeve në Drejtësi.
Pas hedhjes së shortit Ilir Panda zgjidhet anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë dhe sipas ligjit do të jetë kryetar i Këshillit për vitin 2026.
Valbon Cekrezi zgjidhet anëtar zëvendësues.
Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i ri kushtetues, kolegjial, i cili është krijuar me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndodhura me miratimin në vitin 2016 të paketës legjislative të reformës në drejtësi.


