Edhe pse kjo e hënë është ditë pushimi zyrtare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në SPAK për t’u paraqitur në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, lidhur me dosjen “Partizani”.
Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim, ndërsa kjo është paraqitja e tij e radhës pranë Prokurorisë së Posaçme.


