Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin “votën” që i dha Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra drejtuesit të komanduar të BKH-së, Joni keta, për të marrë drejtimin e institucionit.
Lita theksoi se Joni Keta do të garantojë ndihmën ndaj SPAK ndërsa takimi me zyrtarin amerikan, Mark Fleming, tregon shumë.
Sipas tij, është e dukshme që amerikanët kanë për qëllim që të ruajnë SPAK-un si një aset dhe të vijojë “luftën” ndaj politikanëve të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.
Sakaq, Lita theksoi se BKH-ja do jetë ndihmë për SPAK-un dhe Joni keta është parë si garantues i ndihmës logjistike dhe hetimore ndaj kërkesave të prokurorëve.
“Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra zgjodhën Joni Ketën. Kanë punuar me zotërinë. Nëndrejtori i BKH merret me anën operacionale, me ngritjen e ekipeve dhe bërjen e hetimeve.
Ideja është që do ketë vijueshmëri të BKH në ndihmë të prokurorëve të SPAK. Joni Keta është parë si personi që e garanton këtë ndihmesë logjistike, hetimore kundrejt kërkesave të prokurorëve.
Fakti që Dumani dhe prokurorët që kanë vendosur e kanë nxjerrë Joni Ketën të presë të dërguarin e Departamentit të Shtetit në derë të SPAK.
Por mesazhi është që dhe pasardhësi i Dumanit do jetë i amerikanëve dhe me të njëjtën logjikë përzgjedhëse. Vijueshmëri e vijës së Dumanit me goditjen e politikanëve të nivelit të lartë, krimit të organizuar dhe krimit të organizuar, kryesisht narkotrafikut që bëhet nga shqiptarët.
Amerikanët e kanë prioritet që SPAK-un ta ruajnë si investim, si aset për të bërë këtë vend me drejtësi sa munden se me demokraci nuk e bënë dot sepse duhet ta bëjnë partitë politike.”-tha Lita.


