Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në terror: Votoni sondazhin e TCH për shefen

spot_img
Advertisements

Ne grupin e punes ne whatsapp, ne oren 21:00 vjen ky mesazh nga shefi. Mesazhi i qarte edhe pse shefi nuk shprehet, duhet te klikonim mbi kete link.
Linku na coi ne nje sondazh te organizuar nga Top Channel ne lidhje me pezullimin e zv.kryministres Balluku. Pyetja e sondazhit eshte nese jemi dakord apo jo me pezullimin e saj. Opsionet e pergjigjeve jane “po”, “jo” dhe “i/e dyzuar”.

Sa patetik duhet te jesh si njeri, ku ne postin e drejtorit te institucionit, u dergon kete mesazh shefave te sektoreve te cilet duhet ta dergojne neper grupet e punes qe kane me vartesit e tyre ne whatsapp, kur shefja e madhe, znj.Balluku nuk eshte pezulluar nga keshilli i lagjes, por nga nje institucion si GJKKO-ja.
Cfare do ndryshoje nese ne zgjedhim “po”, “jo”, apo “i/e dyzuar” ne gjykimin e saj?
Sa defiçent funksional duhet te jesh qe ne oren 9 te darkes u kerkon punonjesve te votojne ne nje sondazh te krijuar nga nje media si top channel?
Rezultati i sondazhit eshte si ne foton e bashkangjitur. 55.77% e atyre qe kane votuar nuk jane dakord me kete pezullim. Edhe?

Edhe per sa kohe do vazhdojne shefat, drejtoret e administrats te kercenojne me vendin e punes, ndryshe, me buken e gojes punonjesit per llogari te partise?

Patetizem i neveritshem i defiçenteve qe partia i ka shperblyer duke i vendosur ne pozicione drejtuese. Burra me thinja jo vetem ne floke por edhe ne mjeker, tulaten para urdherit te atyre qe kane me lart. Se domosdo, kur cdo te mire materiale dhe jo vetem i ke fal aktivizmit partiak, edhe gatishmeria ndaj partise duhet te jete ne perputhje me pritshmerite e partise.

Ora 9 e darkes, date 26 nentor, viti 2025, neper grupet e punes ne whatsapp behet presion me vendin e punes per llogari te atyre qe gjykata i ka pezulluar deri ne perfundim te hetimeve.

Palaço…

Lori Sina

Latest articles

Related articles