Joni Keta, një garanci në hetimet e SPAK

spot_img
Advertisements

Joni Keta shkeli për herë të parë në godinën (që sot është…) e SPAK dhe BKH, në vitin 2010 asokohe si pjesë e Krimeve të Rënda. Sot 37 vjeç, ai është një profesionist i fushës së drejtësisë dhe strukturave hetimore, me mbi 14 vite eksperiencë të pandërprerë në Policinë Gjyqësore dhe institucionet e drejtësisë penale në nivel të lartë.

Me formim juridik dhe karrierë të ndërtuar që nga viti 2010 pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ai është konsoliduar si një ekspert i specializuar në hetimin e veprave penale të rënda, krimit të organizuar, korrupsionit dhe procedurave të ndërlikuara penale.

Aktualisht, z.Keta mban pozicionin e Zëvendësdrejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke garantuar funksionimin e shërbimeve të Policisë Gjyqësore dhe vazhdimësinë e institucionit pas largimit të Aida Hajnaj. Komisioni i Posaçëm i SPAK e propozoi për Drejtues të BKH me një mandat 5 vjeçar, ndërsa pritet të emërohet në dt.2 dhjetor.

Gjatë karrierës, ai ka ushtruar detyra me përgjegjësi të lartë, duke nisur si oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, më pas pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e më vonë si hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Puna e tij është karakterizuar nga aftësia për të identifikuar, dokumentuar dhe hetuar veprat penale, për të siguruar prova dhe për të bashkëpunuar ngushtë me organet proceduese dhe autoritetet e huaja.

Ai ka një eksperiencë të gjerë në ekzekutimin e vendimeve penale, procedurat ndërkombëtare juridiksionale dhe zbatimin e legjislacionit kundër krimit të organizuar dhe pasurive të pajustifikuara.

Profili i tij profesional plotësohet nga aftësi të shkëlqyera komunikimi, analize dhe organizimi, si dhe nga etikë e lartë pune, profesionalizëm dhe qasje bashkëpunuese. Joni zotëron aftësi të avancuara në menaxhimin e situatave me presion të lartë, udhëheqjen e ekipeve, koordinimin ndërinstitucional dhe zgjidhjen e problemeve komplekse. Ai flet rrjedhshëm anglisht dhe italisht dhe përdor në mënyrë shumë të mirë mjetet kompjuterike.

Ky kombinim kompetencash, i përforcuar nga prania e tij fizike në terren për çdo hetim apo dosje të ndjekur prej tij dhe skuadrës së BKH-së, e bën atë një drejtues të besueshëm, të aftë dhe shumë të vlefshëm në fushën e hetimit penal

Latest articles

Related articles