E PREMTJA ROZË NIS MË HERËT: DERI NË 30% ULJE NË FLUTURIME TË PËRZGJEDHURA NË GJITHË RRJETIN E WIZZ AIR

spot_img
Advertisements

Tiranë, 26-28 nëntor 2025 – Wizz Air po e kthen fundin e nëntorit në një ‘kënd lojrash’ për planifikuesit e udhëtimeve me Pink Friday, duke ofruar deri në 30 për qind ulje në linja të përzgjedhura në gjithë rrjetin e saj për prenotimet e bëra nga data 26 deri më 28 nëntor.

Pink Friday ofron mundësinë e zgjedhjes; disa udhëtarë kërkojnë një pushim të shkurtër në qytet, të tjerë një arratisje relaksuese pranë detit, një fundjavë të mbushur me kulturë, një ribashkim me miqtë apo thjesht një vend të ri për të zbuluar. Me qindra destinacione për t’u shfletuar në wizzair.com dhe në aplikacionin celular WIZZ, Pink Friday bëhet një lloj “mood board” digjital për udhëtimet e ardhshme – tani me çmim të reduktuar.

Kjo ofertë është ideale për këdo që dëshiron të krahasojë destinacionet, të luajë me datat e udhëtimit dhe të ndërtojë udhëtimin që i përshtatet orarit dhe buxhetit të tij. Pink Friday u jep udhëtarëve lirinë të shohin përreth, të frymëzohen dhe të rezervojnë drejt destinacionit që u përshtatet më shumë.

Promocioni është i vlefshëm nga e mërkura në të premte, për prenotimet e bëra përmes aplikacionit celular WIZZ ose në wizzair.com. Uljet zbatohen vetëm për fluturime të përzgjedhura dhe vendet janë të kufizuara.

Latest articles

Related articles