Vokshi: Soros e ka ndihmuar dy here PD-në të vijë në pushtet

spot_img
Advertisements

Analisti politik Indrit Vokshi komentoi edhe sulmet e vazhdueshme te Sali Berishës për lidhje të qeverisë me George Soros. Ai tha se PD-së i duhet një “armik” për të sulmuar qeverinë, ndërsa shtoi se ka qenë vetë Soros që e ka ndihmuar PD-në që të vinte në pushtet, në vitin 1992 dhe në vitin 2005.

“Iu duhet një armik, armiku perfekt të cilit nuk ke çfarë i bën. Si ajo poezia që ndjekim horizontin se e dimë që nuk do të shkojmë kurrë te horizonti, por syri aty na jep fuqinë për të ecur përpara me mendimin se do ta kapim. Soros ka qenë operator i një fraksioni të Departamentit të shtetit, ka shpërndarë paratë e USAID. Ka qenë pjesë e projektit amerikan të eksportimit të demokracisë nëpërmjet organizatave jo qeveritare. Soros e ka ndihmuar dy herë PD për të ardhur në qeverisje, në vitin ‘92 dhe 2005. Keni një deklaratë zyrtare të George Soros, ku thotë se konsumova një drekë më kryeministrin Berisha dhe jam i luimtur se jemi aleatë me këtë politikan. Pra është një strukturë apo operator amerikan. Sorosi nuk është shtet, nesër shteti amerikan mund ta çmontojë atë strukturë.”, u shpreh ai.

Latest articles

Related articles