Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore në ngarkim të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, Fatmir Bektashit dhe Xhimi Begejës. Nga ambientet e jashtme të SPAK, Xhimi Begeja deklaroi se ai të ndodhet nën hetim për tokën e të parëve të tij.
Sipas tij familja Begeja është pronare e një sipërfaqeje prej 680 mijë metra katrorë në Tiranë dhe nuk është kompensuar as me 5%. Ai shtoi se edhe toka ku ndodhet SPAK-u është pronë e gjyshes së tij, familjes Petrela, dhe për këtë pronë nuk ka marrë asnjë kompensim.
Xhimi Begeja është një prej aksionarëve të kompanisë “HomePlan Sh.p.k.”, i cili së bashku me Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, përballen me akuza për pastrim parash në çështjen e kompleksit “Partizani


