“Baxhanaku i Ramës fiton tenderat e AKSHI-t” – Akuza

spot_img
Advertisements

Kreu i PD Sali Berisha gjatë foltores deklaroi se AKSHI është kopështi privat i Edi Ramës ku baxhanaku i tij Armand Frangu (“B360” shpk) fiton me dhjetëra tendera. Berisha tha se denoncimet janë të pafundme por atij s’i ndodh asgjë dhe vjedhjet e taksave të qytetarëve vazhdojnë.

“Është kopështi privat i Edi Ramës në të cilin baxhanaku i tij ka fituar me dhjetëra tendera. Çfarë i ka ndodhur atij? I denoncuar me dhjetëra herë, nuk i ka ndodhur asgjë, përkundrazi vazhdon të vjedhë taksat tuaja.”-tha Berisha.

Denoncimet dhe deklaratat e Sali Berishës duket se janë si ato të zakonshmet, pa diçka të re, ndërsa qytetarët masivisht e kanë refuzuar.

Latest articles

Related articles