Pas Marin Memës, Aulon Kalasë, një tjetër gazetar shpallet non grata në Greqi

spot_img
Advertisements

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shpallur person “non grata” nga autoritetet greke, duke u cilësuar si i padëshirueshëm dhe si kërcënim për rendin publik dhe sigurinë e brendshme të Greqisë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku gazetari është ndaluar nga policia kufitare greke. Gjatë kontrollit rutinë të dokumenteve, autoritetet i kanë komunikuar Hoxhës se hyrja e tij në territorin grek nuk lejohet, për shkak të masës së ndalimit të vendosur ndaj tij nga shteti grek.
Sipas njoftimit të policisë kufitare, gazetari figuron në listën e personave të shpallur të padëshirueshëm, duke u konsideruar “rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme”.
Ky nuk është rasti i parë që Greqia vendos masa të tilla ndaj gazetarëve shqiptarë. Më herët, autoritetet greke kanë shpallur “non grata” edhe gazetarin e Top Channel, Marin Mema, i cili për shumë vite ka pasur të ndaluar hyrjen në Greqi. Po ashtu për shkak të protestave kundër ndarjes së detit edhe aktivisti patriot Aulon Kalaja është non grata.

Latest articles

Related articles