Ministrja e Ekonomisë premtim publik: Në 2030 pensioni do shkojë plot 400 mijë lekë

spot_img
Advertisements

Ministrja e Ekonomisë dhe e Inovacionit, Delina Ibrahimaj, nga njësia 11, në takimin me banorët e Laprakës dhe të Kasharit në kryeqytet sot më 24 nëntor 2025, foli më tepër për buxhetin 2026.

Ibrahimaj u shpreh se për pensionistët do të jenë në dispozicion 1.7 miliardë lekë. Sipas saj, edhe pagat do të vijojnë të rriten.

“Buxheti 2026, pjesën më të madhe të zërit të saj e ka për mirëqenien e qytetarëve. Pensionistët do të marrin bonus në janar. Pensioni urban do të shkojë 400 mijë lekë të vjetra deri më 2030. Pensionet e pjesshme urbane do kenë rritje prej 8 mijë lekë të vjetra në muaj dhe çdo lloj pensioni tjetër do ketë rritje. Pensioni rural do arrijë 180 mijë lekë të vjetra më 2030. Bonusi i fundvitit do të jepet dhe do jetë i barabartë me bonusin që është dhënë edhe vitin e kaluar. 1.7 miliard euro do të jenë në dispozicion të pensionistëve në total, rreth 50 milionë euro për çdo vit. Të ndalem edhe tek pagat. Paga minimale do të jetë 500 mijë lekë nga janari 2026. Në vitin 2030, paga minimale do shkojë 700 mijë lekë”, deklaroi Ibrahimaj.

Latest articles

Related articles