Ishte në arrest shtëpie, por dilte dhe kryente vjedhje. Tre vite më parë iu mori jetën dy vajzave në aksident

spot_img
Advertisements

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 29-vjeçarin Arbër Tivari, i cili edhe pse në masën arrest shtëpie, rezulton që të jetë autor i disa vjedhjeve në qytetin bregdetar.

Tivari është i njohur për aksidentin e rëndë që shkaktoi 3 vite më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbën jetën dy vajzat e reja Silva Gjergji, 26 vjeçe dhe Roxhesa Klironomi, 24 vjeçe.

Viktimat ishin pasagjere në automjetin që drejtohej nga Tivari, i cili gjithashtu ka precedent të mëparshëm për armëmbajtje pa leje.

Latest articles

Related articles