Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë si shënim të ditës një fjalim të prokurorit amerikan Robert H. Xheksonit, i cilësuar si njëra nga mendjet më të ndritura që ka njohur drejtësia demokratike.
Rama thotë se ka mbetur i mbresuar prej kohësh figura e tij, ndaj ka vendosur ta ndajë fjalimin sot, në një ditë të rëndësishme për Prokurorinë e Posaçme në Shqipëri, pasi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe vartësit e saj janë paraqitur për masën e sigurisë.
Këto ditë po jepet në kinematë e botës filmi Nuremberg ku jepen pjesë të fjalimit të prokurorit Jackson, me aktorë të njohur Russell Crowe, Rami Malek, Michael Shannon.


