“Mos ta shoh në vend tjetër” – Bela gangsterja e Tenderëve

spot_img
Advertisements

Detaje këto që konfirmohen edhe nga dosja e SPAK, ku Balluku shfaqet duke biseduar me vartësin e saj, Evis Berberin dhe e udhëzon që të zhvillojë takim me Ilir Shtufin, pronarin e një prej kompanive fituese “Nova Construction – 2012” shpk, i lidhur ngushtë me familjen Berisha dhe Agim Zeqon.

Bisedat mes tyre janë zhvilluar në shtator 2021, një muaj pasi tenderi për Unazën e Madhe ishte hapur, ndërsa bashkimi i operatorëve “Euroteorema Peqin” shpk – “Pe-Vla-Ku” sh.p.k – “Nova Construction 2012” shpk u shpall fitues më 6 tetor.

Më datë 10.09.2021, Balluku komunikon me Berberin, i cili gjatë kohës që zhvillohet tenderi mbante postin e kreut të ARRSH. Ministrja i kërkon që të zhvillojë një takim me Ilir Shtufnin, dhe e udhëzon Berberin që biznesmenit të fjalë t’i komunikojë kushtin që për të fituar tenderin punët i ka me “eut”, pra do duhej që të bashkohej me një tjetër kompani. Vetë SPAK, sqaron në dosje se Balluku i referohet kompanisë “Euroteorema Peqin” shpk. “Mos ta shoh në vend tjetër”, i thotë Balluku-Berberit për Shtufnin.

Bisedat mes tyre janë zhvilluar në shtator 2021, një muaj pasi tenderi për Unazën e Madhe ishte hapur, ndërsa bashkimi i operatorëve “Euroteorema Peqin” shpk – “Pe-Vla-Ku” sh.p.k – “Nova Construction 2012” shpk u shpall fitues më 6 tetor.

Më datë 10.09.2021, Balluku komunikon me Berberin, i cili gjatë kohës që zhvillohet tenderi mbante postin e kreut të ARRSH. Ministrja i kërkon që të zhvillojë një takim me Ilir Shtufnin, dhe e udhëzon Berberin që biznesmenit të fjalë t’i komunikojë kushtin që për të fituar tenderin punët i ka me “eut”, pra do duhej që të bashkohej me një tjetër kompani. Vetë SPAK, sqaron në dosje se Balluku i referohet kompanisë “Euroteorema Peqin” shpk. “Mos ta shoh në vend tjetër”, i thotë Balluku-Berberit për Shtufnin.

Në të njëjtën ditë, Berberi komunikon me Shtufin dhe diskutojnë për të zhvilluar një takim. Pas takimit, Berberi garanton Ballukun se çdo gjë ka shkuar si duhet dhe se porosinë e ka çuar në vend, duke i dërguar një mesazh “ e takova ok”.

Vetëm 4 ditë pasi zhvillohen këto biseda, më 14 shtator 2021, Ilir Shtufni i Nova Construction ka lidhur kontratë bashkëpunimi me shoqëritë “Euroteorema Peqin” sh.p.k dhe “PE-VLA-KU” sh.p.k. për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.

Nga komunikimet mes Ballukut dhe Berberit, SPAK evidenton se ministrja shfaqet e shqetësuar pas publikimit në media të një liste me emrat e fituesve të tenderëve tek Unaza e Madhe. Ajo e pyet Berberin për një punonjëse të prokurimeve me emrin Miranda, duke kërkuar të verifikojë nëse dikush ka nxjerrë informacionin. Berberi e siguron se Miranda nuk ka pasur dijeni për emrat e operatorëve, ndërsa në vijim thekson se është “habitshme” sesi mund të jetë publikuar lista, pasi sipas tij vetëm ai e dinte përbërjen. Berberi i shkruan Ballukut se “për çdo lot kanë marrë kriteret në letër pa emër”, duke treguar se si gara për fituesit e tenderëve ishte e kontrolluar që në nisje. Pra, të gjithë kompanitë fituese të paracaktuara i vendosnin vetë kriteret për tenderët për çdo lot të Unazës së Madhe.

Pjesë nga dosja

Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënave teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular kanë rezultuar komunikime ndërmjet shtetasve Belinda Balluku, Evis Berberi dhe Ilir Shtufi, si më poshtë: Në datën 10.09.2021, në orën 10:46, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin “Hajde tek une ne II.

Në orën 10:46. Evis Berberi: “Erdha”. Në orën 13:00-13:01.

Belinda Balluku: “Cdo gje ok Lenci me pellumb Prite pak ilir shtufin e nova dhe beja te qarte qe shkon me eut Dhe mos ta shoh ne vend tjeter Punet I ke me gim thuaj jo me mua”. Në orën 13:01. Evis Berberi: “Ok”. Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021, shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasin Ilir Shtufi, ku në orën 13:54-13:55, shtetasi Ilir Shtufi i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet “persh si te kam.. ilir shtufi nova jam. te tak pak mkan then kure mundesh”.

Në orën 14:07, Evis Berberi: “Hajde kalo”. Në orën 14:07.

Ilir Shtufi: “ok 10 min”.

Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021. shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasen Belinda Balluku, ku në orën 15:09, Evis Berberi: “E takova ok” (me këtë mesazh shtetasi Evis Berberi i referohet mesazhit të mëparshëm të shtetasex Belindo Balluku me tekst “Prite pak ilir shtufin e nova dhe beja te qarte qe shkon me eut”).

Në orën 21:44-21:45, Belinda Balluku: “Ke nje miranda tek prokurimet Pamfleti ka te gjithe listen e kompanive fituese tek U. Në orën 21:47. Evis Berberi: “Miranda ka qene tere kohes te prokurimet. Miranda ska dijeni per emrat”.

Në orën 21:49. Belinda Balluku: “Po mire, gicje kush. Në orën 22:13-22:14, Evis Berberi: “Asnje se ka listen ska si ta kene. Pamfleti e ka nxjerre listen apo eshte info. Vetem po te kene qelluar ne shenje me hamendesim se dhe sot kishte ndryshime. Me duket e habitshme pasi vetem une e di. Per cdo lat kane marre kritere ne leter te shtypur pa emer

Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se shoqëria “Nova Construction 2012 sh.p.k (me pronar shtetasin Ilir Shtufi), në datën 14.09.2021 (4 ditë pas komunikimeve të mësipërme). ka lidhur kontratë bashkëpunimi me shoqëritë “Euroteorema Peqin” sh.p.k dhe “PE-VLA-KU” sh.p.k. për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me nr. REF-02817-08-13-2021, me objekt “Ndërtimi Lonazes së Jashtme Tirane Loti ku dhe janë shpallur fitues të kësaj procedure prokurimi.

Latest articles

Related articles