E vërteta e Sali Berishës si Zëvendëspresidenti i 20-të i CDI

spot_img
Advertisements

Nga Indrit Vokshi

Pse rrejnë mor Zot?

Po thonë, “Sali Berisha u zgjodh zv.president i CDI, unionit më të madh të partive të djathta në botë“.

CDI është “Centrist Democrat International” dhe është union i partive të qendrës (e ka në emër se çfarë është), ka parti të qendrës së djathtë brenda por anon kah centrizmi. Është themeluar si organizatë e kristian-demokracisë centriste. Te kjo CDI-ja nuk janë anëtarë Partia Republikane e ShBA, as Kanadaja, as partia e Britanisë. Ato janë tek IDU-ja (International Democracy Union) sepse IDU-ja është organizatë më e fortë e djathtë e cila ka qendrën e djathtë dhe konservatore.

CDI ka më shumë anëtarë si numër sepse është zgjeruar në Afrikë, Amerikë Latine e Azi; ka shumë parti gati inekzistente. Por IDU ka elitën e partive të djathta në botë. Nga IDU, janë 29 parti të cilat janë në pushtet. CDI ka 18 në pushtet. Kjo CDI e Sali Berishës është themeluar në 1961 në Kili si diçka alternative kundër socializmit. Kurse IDU është themeluar në 1983 në Londër, prej Alois Mock, Margaret Thatcher, Jaques Chirac, kryetari i Republikanëve të ShBA Frank Fahrenkopf, Franz Josef Strauss etj.

Nuk është CDI-ja unioni më i madh i partive të djathta në botë, kur aty nuk janë republikanët e ShBA, konservatorët britanikë e kanadezë etj. Nevoja për me rrejt është e madhe por është keq kur rrena të bëhet ves. Ska ndonjë gjë të keqe të tregosh të vërtetën ndonjëherë, nuk bëhet nami.

Latest articles

Related articles