Dosja e fundit e SPAK mbi abuzimet e dyshuara të Belinda Ballukut dhe bashkëpunëtorëve, zbulon për publikun më shumë sesa shkelje proceduriale.Kjo garë e paracaktuar nga krahu i djathtë i kryeministrit Rama, shfaqet edhe si një grafi e sistemit politik në Shqipëri. Aty konfirmohet ajo që përflitet gjerësisht në Tiranë: Paraja e korrupsionit nuk ka ngjyrë partiake; prapa fasadës së luftës, është aleanca e parave.
Ky teatër “armiq ditën, ortakë natën” është aspekti më cinik i kësaj dosjeje për ata qytetarë që duan të shkojnë përtej tifozërisë së verbër partiake.Në parlament dhe studio televizive palët akuzojnë njëra-tjetrën për “non-grata”, “regjim”, apo “hajdutëri”. Por në prapaskenë, mekanizmat burokratikë punojnë për të ushqyer financiarisht “kundërshtarët”. Emrat që marrin leje ndërtimi dhe tendera strategjikë janë të njëjtët që shërbejnë si bankomatë apo streha luksi për familjarët e të dy “krahëve”.Nuk janë dy “kampe” politike, janë një grup i vetëm interesi.


