SPAK dhe ora politike e Shqipërisë – nga Altin Gjeta

spot_img
Advertisements

Ka dy mënyra sesi japin llogari dhe mbahen përgjegjës ata që qeverisin, pra politikanët.

  1. Nëpërmjet zgjedhjeve. Njerëzit votojnë partitë dhe përfaqësuesit sipas performancës në zgjedhje të rregullta, intervale dhe të drejta.
  2. Nëpërmjet sistemit të drejtësisë. Ata që qeverisin dhe përfshihen në praktika të paligjshme; korrupsion, shkelje ligjore apo kushtetuese, i heton dhe procedon sistemi drejtësisë duke i detyruar të largohen nga zyrat publike.

Tani, ndërkombëtarët e dinë se zgjedhjet në Shqipëri palët politike i kanë vra’. Partia në pushtet i manipulon, partia më e madhe në opozitë nuk i pranon edhe pse vetë i vret zgjedhjet brenda vetes.

Çfarë ka ndodhë? Në çdo vend normal në botë zgjedhjet ose ndryshojnë qeverinë ose opozitën. Të dyja nuk mund të qëndrojnë njëlloj. Kurse, në Shqipëri nuk ndryshon asnjëra prej dekadash. Ngecje totale. Refuzim total për tu reformuar dhe ndryshuar.

Të vetëdijshmëm për këtë patologji që e ka kthyer Shqipërinë në mes të Evropës në republikë bananesh, SHBA dhe BE imponuan Prokurori dhe Gjykatë Speciale. Imponimi nuk ka qenë pa efekte ansore, as nuk mendoj se është mirë të ndodhë. Por, këta nuk lanë rrugë tjetër.

Tani funksionin e llogaridhënies politike po e kryen SPAK dhe GJKKO. Kjo ndodh në çdo vend normal dhe quhet sundim i shtetit të së drejtës jo pushtetarit.

Dhe integrimi Evropian i Shqipërisë do të vijë nëpërmjet rënies së politikës ahistorike. Sepse e kanë zhytë Shqipërinë në baltë dhe nuk kanë pranuar llogaridhënien politike.

Nuk ka kohë ma të mirë për çdo të ri apo të re me integritet dhe ide me u marrë me politikë seriozisht në Shqipëri sesa sot dhe në vazhdim. Do të jenë kohë interesante dhe Shqipëria do ta ketë një mundësi të re.

Latest articles

Related articles