Gaz Bardhi kapet me Kos!

spot_img
Advertisements

Gaz Bardhi, deputet i Berishës, hodhi akuza të forta edhe ndaj Komisioneres së Zgjerimit të BE-së, Marta Kos.

“Komisionerja u bë zëdhënëse e një qeverie të korruptuar, të deformosh realitetin dhe të mohosh atë që ka thënë OSBE/ODIHR-i e zeza mbi të bardhë, nënkupton që jo vetëm nuk ke respekt për veten, por asnjë fije respekti ndaj qytetarëve shqiptarë. Unë ndjej keqardhje që zonja Kos u bë sot zëdhënëse, se çfarë e detyron të dalë jashtë rolit të saj dhe parimeve europiane, ju ftoj ta pyesni”, tha ai.

Më tej, paralajmëroi se “personalisht unë e di çfarë e detyron zonjën Kos që të shndërrohet në një zëdhënëse të të pavërtetës. Por ju sigurojmë se do të bëjmë gjithçka që këtë ta mësojnë edhe shqiptarët, por edhe europianët shumë shpejt. Por për sot po ndalem këtu”.

Latest articles

Related articles