Është koha që qytetarët të zgjojnë ndërgjegjen! Të reagojnë – nga Sami Osmani

spot_img
Advertisements

nga Sami Osmani

Shqipëria po sheh një teatër të neveritshëm politik!
Partia Demokratike, që pretendon të jetë “ndryshim”, është thjesht një pjesë e lojës, dhe në qendër qëndron Sali Berisha, pronari i partisë.

Deputeti i PD-së, që komunikon hapur me Evis Berberin, nuk është rastësi; është tregues i një bashkëpunimi të fshehtë që tradhton qytetarët.

Kjo nuk është politikë, është korrupsion i maskuar!
Partia Demokratike nuk është kundërshtare, por bashkëpunëtore e pushtetit, duke mbajtur të gjallë të njëjtën kastë që ka kalbezuar politikën shqiptare për dekada.

Kur deputetët e Partisë Demokratike flasin për “drejtësi” dhe “ndryshim”, ata në të vërtetë po ruajnë interesat e Berishës dhe rrethit të tij, të cilët i shpërbleu të gjithë me listat e sigurta, koncesione kur ishte në qeveri dhe leje ndërtimi për kulla kur është në opozitë.
Ky është realiteti i hidhur: politika shqiptare është kapur nga klanet dhe pazaret, dhe qytetarët janë thjesht spektatorë.

Mjaft me mashtrimet dhe lojrat e fshehta!
Është koha që qytetarët të zgjojnë ndërgjegjen, të denoncojnë këtë kalbësim dhe të kërkojnë e mbështesin njerëz që vijnë nga jashtë këtij karteli politik — njerëz të pastër dhe të pavarur!

Latest articles

Related articles