82 vite Lëvizja e Legalitetit! Kreu i PLL, Shpëtim Axhami: Mirënjohje familjeve patriotike

spot_img
Advertisements

Sot, më 21-Nëntor 2025, në Zall-Herr, Tiaranë, në trojet e shtëpisë së patriotit Xhemal Herrit, aty ku 82-vite më parë u krijua Organizata Kombëtare Lëvizja e Legalitetit.

Kreu i PLL Shpëtim Axhami bashkë me antarët e kryesisë u mblodhën për të përkujtuar formimin e Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit më 21 Nëntor 1943, plot 82 vite më parë ishte një ditë krenarie, qëndrese dhe besnikërie ndaj Ligjit, Mbretërisë dhe Atdheut.

LEGALITETI – NJË VLERË KOMBËTARE!

Lindi në luftë për të siguruar paqe, për një komb të bashkuar nën Kurorën Mbretërore!

82 vite më parë
Tiranë, 1943 – 21 Nëntor – 2025

Riorganizimi i Legalitetit, fillimisht si subjekt politiko–ushtarak, u bë në funksion të luftës kundër okupatorit dhe në vijimësi për ndërtimin e një shteti të së drejtës dhe një Kombi të Bashkuar nën Kurorën Mbretërore. Rrënjët e kësaj lëvizjeje gjenden në organizimet politike të fillimviteve 1920, të kurorëzuara me “Triumfin e Legalitetit” të vitit 1924.

Si një domosdoshmëri historike e kohës, më 21 Nëntor 1943 u krijua Organizata Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit” (OKLL), sot Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL).

Rrjedha e ngjarjeve gjatë Luftës së Dytë Botërore e bënte të domosdoshëm krijimin e këtij formacioni politik, me qëllim kryesor rikthimin e Mbretit Zog në fronin e Tij.

Pas pushtimit fashist dhe largimit të detyruar të Mbretit Zog, zogistët brenda vendit, nën drejtimin e gjeneral Abaz Kupit, vijuan rezistencën kundër okupatorëve.

Pas qëndresës antifashiste të 7 Prillit 1939, Abaz Kupi, bashkë me figura të tjera patriotike, mori pjesë edhe në organizimin e Konferencës së Pezës. Në atë konferencë ai do të deklaronte:

“…bashkohem me ju vetëm sa me luftu armikun dhe, në rast se partitë e tjera veprojnë në bazë të programeve të tyre, atëherë unë kam me u ndarë dhe kam me veprue në bazë të programit të organeve legjitime të Legalitetit mbretëror para okupimit.”

Në verën e vitit 1943, me ndërmjetësimin e Abaz Kupit, u thirr Konferenca e Mukjes, një forum me frymë bashkëpunimi dhe pluralizmi politik. Por me ndërhyrjen jugosllave, PKSH u urdhërua të prishte marrëveshjen. Kjo u vulos me vendimet antikombëtare të Konferencës së Labinotit (4 Shtator 1943), duke hapur rrugën e vëllavrasjes kundër të gjitha forcave nacionaliste, veçanërisht Legalitetit.

Zogistët, duke parë rrezikun që iu kanosej interesave kombëtare, kërkuan nga KNÇ një qëndrim të qartë për vazhdimin e luftës kundër okupatorit, përmes një trakti të datës 19 Nëntor 1943, por nuk morën përgjigje.

Në këto kushte, më 20 Nëntor 1943, në Zall-Herr të Tiranës u mblodh Kuvendi Kombëtar, i cili më 21 Nëntor 1943 shpalli krijimin e Organizatës Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit”.

Legalistët, mbështetës të Ahmet Zogut që prej “Triumfit të Legalitetit”, u organizuan kështu në një formacion të pavarur politiko-ushtarak.
Abaz Kupi deklaroi:

“Mora iniciativën e shpalljes së Legalitetit vetëm atëherë kur pashë shenjat e para të vëllavrasjes dhe nuk doja të bëhesha pjesë e një organizate që vret shqiptarët.”

Ky formacion, që e ka zanafillën te ngjarjet e vitit 1924, e bën sot PLL-në një nga subjektet politike me 101 vite histori, ku në themel ka mbrojtjen e interesit kombëtar.oli

Në këtë kuvend morën pjesë patriotë, intelektualë dhe diplomatë të spikatur të kohës, ndër ta: Komandati i forcave zogiste major Abaz Kupi, Patër Lekë Luli, Rauf Fico, Gaqo Goga, Osman Myderrizi, Selim Damani, Mulë Delia, Xhemal Herri e shumë të tjerë.

Programi politi i OKLL-së parashikonte:
-Vazhdimin e luftës kundër okupatorit.
-Rikthimin e formës së regjimit të para 7 Prillit 1939, pasi largimi i Mbretit Zog ishte jolegjitim.
-Luftën deri në fund për çlirimin e Kosovës, Çamërisë dhe bashkimin e trojeve shqiptare.
-Bashkëpunimin me aleatët anglo–amerikanë.
E frikësuar nga fuqizimi i Legalitetit, PKSH mblodhi Kongresin e Përmetit, që u bë instrumenti i ndarjes së shqiptarëve dhe i eliminimit të forcave nacionaliste.

Legaliteti luftoi deri në fund kundër pushtuesit në shumë krahina të Shqipërisë. Kur u pa se Shqipëria po binte nën diktaturën komuniste dhe rreziku i përplasjeve mes shqiptarëve po rritej, Abaz Kupi vendosi të largohej nga vendi për të shmangur gjakderdhjen.

Veprimtaria politike e OKLL vazhdoi në mërgim, ku qëllimet mbetën.
– rrëzimi i regjimit komunist,
– bashkimi kombëtar,
– rikthimi i Mbretit Zog.

Me ardhjen e pluralizmit, aktiviteti i PLL u zhvendos në Tiranë, ku sot vepron si një parti e djathtë tradicionale dhe konservatore, me dy objektiva themelorë:
1-Bashkimin Kombëtar të trojeve etnike
2-Kthimin e Mbretërisë Kushtetuese me Princ Leka II si Mbret të Shqiptarëve

PLL ka ruajtur integritetin, nuk është bërë pjesë e fenomeneve të tranzicionit dhe ka mbrojtur vlerat e saj historike. Ajo ishte kontribuuese kryesore edhe në Referendumin e vitit 1997, i njohur për manipulimet që deformuan vullnetin pro monarkisë.

Sot, PLL, si parti parlamentare, ka rol serioz në politikë dhe qëndrim të qartë në mbrojtje të interesave kombëtare.

Të gjithë legalistët duhet të jemi krenarë për atë që përfaqëson PLL, për historinë tonë dhe për vlerat që trashëgojmë.
Ky është momenti i bashkimit rreth kësaj vlere kombëtare.
Këtë bashkim e kemi nisur me projektin:

“Kthim tek Rrënjët – Kujtojmë dhe Vlerësojmë!”

Le të bashkohen të gjithë ata që besojnë se Kombin dhe Shqipërinë i bëjnë vetë shqiptarët.

Gëzuar këtë ditë të shenjtë historike për Legalitetin!

Mbarësi dhe shëndet për çdo legalist e çdo shqiptar kudo ku ndodhet!

“ATDHEU MBI TË GJITHA!” 🇦🇱🇦🇱

Shpëtim Axhami
Kryerar i Partisë Lëvizja e Legalitetit.

Tiranë, më 21 Nëntor 2025.

Latest articles

Related articles