“Politikanët shqiptarë i zgjedh krimi”, Lita: SPAK po i godet me bekimin e SHBA e BE

spot_img
Advertisements

Në emisionin Off the Record nga Andrea Danglli në A2 CNN, gazetari Lavdrim Lita tha se politika shqiptare është kapur nga krimi dhe se paratë e narkotrafikut po diktojnë lojën politike në vend.

Lita theksoi se ekziston një agjendë e qartë e Perëndimit për të goditur rrjetet e fuqishme të trafikut shqiptar, të cilat, sipas tij, operojnë në Amerikën Latine, Ekuador, Dubai dhe qendra të tjera të Europës. “Shqiptarët duhet ta kuptojnë: politikanët nuk zgjidhen me votën e qytetarëve, por nga krimi”, u shpreh ai, duke shtuar se kjo është arsyeja pse SHBA dhe BE mbështesin fuqishëm SPAK-un.

Sipas Litas, tonelata kokaine që transportohen nga Amerika Latine drejt Europës kanë krijuar një perandori të madhe financiare, nga ku miliona euro futen në Shqipëri për të blerë ndikim politik. Ai tha se pas shumë bizneseve të mëdha në vend fshihet një “dorë e jashtme” e lidhur me paratë e drogës, shkruan A2 CNN.

Gazetari theksoi se figurat politike të caktuara shërbejnë si garanci për transaksione të mëdha dhe ndërtime masive, duke krijuar një simbiozë mes krimit dhe politikës. “Këta politikanët nuk janë vetëm ministra. Janë garantë të marrëveshjeve, të investimeve të mëdha, të kullave që ngrihen çdo ditë”, tha ai.

Lita nënvizoi se ndërkombëtarët po kërkojnë sekuestrime dhe rikthim të pasurive të paligjshme, duke e krahasuar situatën me luftën e antimafias italiane. Sipas tij, prokurorët europianë e shohin Shqipërinë si një terren ku duhet çrrënjosur një “tumor” i fuqishëm, narkotrafikantët që, sipas tij, ndikojnë direkt në vendimmarrjen politike.

Latest articles

Related articles