Kujdes! Mos bëj këto veprime në makinë kur bie shi, rrezikon jetën! Eksperti: Ja akset problematike

spot_img
Advertisements

Në këto ditë kur vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu, eksperti rrugor Fatmir Hasho, ka ndarë në A2 disa këshilla të vlefshme për drejtuesit e automjeteve, për të ulur rrezikun e aksidenteve. Sipas tij kur rruga është e mbuluar me ujë dhe jeni me shpejtësi mbi 70 km në orë ndodh fenomeni i “aquaplnaing”, ku drejtuesi humb kontrollin mbi sistemin e drejtimit të mjetit. Ai këshillon të ulet shpejtësia, me qëllim zvogëlimin e efekteve të rrezikshme të këtij fenomeni.

“Edhe në kod është përcaktuar që në kushte atmosferike jo normale duhet të kemi sjellje tjetër në rrugë. Kur uji del mbi karrexhatë domosdoshmërisht duhet hequr këmba nga gazi. Ka një fenomen aquaplaning që kur sasia e ujit mbi rrugë rritet dhe futet në kanalet e gomës dhe kur jemi me shpejtësi 70 km në orë ne nuk kemi më kontroll mbi mjetin, Kjo gjithmonë kur sasia e reshjeve është e madhe dhe uji ka kaluar mbi karrexhatë. Nëse gomat pjesën e fundit e kanë në ujë, ky është momenti kur ndodh ky fenomen dhe në varësi të shpejtësisë bëhet i rrezikshëm. Nëse hyni me shpejtësi mbi 70 km në orë në një sasi uji mbi karrexhatë ju nuk keni më sistem drejtimi mbi mjetin tuaj dhe vepron aquaplaning dhe ku të dojë ai i çon rrotat. Duke ulur shpejtësinë zvogëlojmë efektin e rrezikshëm të këtij fenomeni”, tha eksperti rrugor.

Një tjetër këshillë e tij në këto raste është që i gjithë sistemi i mjetit duhet të jetë në funksion të plotë, nga fshirësja e xhamave te gomat që sipas tij janë 80% siguri e mjetit në rrugë në çdo kohë.

“E dyta gjithë sistemi i mjetit duhet të jetë në funksion të plotë që nga fshirësja e xhamit, në mënyrë që shkueshmërua të rritet. Të ndjekim me korrektesë edhe sinjalistikën në rastet e emergjencës dhe të ndjekim këshillat e policisë kur janë në rrugë. Gomat janë 80% e mjetit në rrugë në çdo kohë që ne të jemi të sigurt në rrugë. Konsumimi i gomave e shton rrezikun në rrugë”, theksoi Hasho.

Duke i ndarë mjetet në dry grupe naftë dhe benzinë, eksperti Hasho tregoi rrezikun e secilit në rrugë të mbuluara me ujë. Nëse motori fiket ai këshillon që të mos e ndezim se shkatërrohet menjëherë.

“I ndajmë mjete në dy grupe; mjetet me benzinë kanë rrezik të shtuar në rrugë të mbuluara nga uji janë më të prirur ndaj defekteve, ndërsa ato me naftë nëse uji shkon deri te filtri i ajrit rreziku është evident dhe shkon te bllokimi i motorit. Ka vende që uji bie me sasi të madhe brenda një kohe të shkurtër, të mundohemi ti shmangemi kësaj duke e çuar makinën në vende më sipër nëse makina ka marrë ujë në pjesën e motorit. Nëse motori është fikur ju lutem mos e ndizni lëreni nën atë gjendje. Nëse të fiket motori se do ta shkatërroni menjëherë. Qëndroni në vend, merreni makinën me karrotrec dhe çojeni te mekaniku. Se ndikon te sistemi elektrik dhe motori” këshillon eksperti rrugor.

Ekpseri Hasho foli në A2 CNN edhe për akset problematike të qarkullimit në vend, ku ndodhin më shumë aksidente, duke nisur nga Vora, në Lushnjë, Lezhë dhe Elbasan-Korçë. Edhe këtu ai këshillon ulje shpejtësie dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Në rrugë që janë me kthesa dhe njëri krah mban ujë. Në unazë të Lushnjë është një pjesë që ka rrezik të shtuar kur bie shi, atje grumbullohej ujë, makinat futeshin me shpejtësi dhe ndodhte ky fenomen aquaplaning dhe dilnin jashtë rruge. E njëjta gjë edhe në Vorë në drejtim të Durrësit. Për të gjitha fenomenet ne kemi sinjalistikë rrugore të dedikuar. Rrugët më të rrezikshme që kemi ku ka aksidente me shumicë Milot-Lezhë e Lezhë-Shkodër, kanë numër të shtuar aksidentesh. Rrugën nga Elbasani në Qafë Thanë, nga Pogradeci në Korçë është rrugë e rrezikshme, ose nga Rrogozhina në Elbasan është rrugë me rrezikshmëri të madhe. Janë disa elementë që e rrisin rrezikshmërinë. Pra nëse rregullohet mënyra e lëvizjes dhe respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, numri i aksidenteve duhet të ulet”, deklaroi eksperti rrugor.

Dhe në këto kushte, eksperti paralajmëron se situata ën rrugë do të ketë këtë efekt për shkak të lejeve të drejtimit sipas tij të marrë në mënyrë abuzive.

“Deri në fund të 2027 do ta kemi këtë efekt se lidhet me lejet e drejtimit që janë marrë në mënyrë pak abuzive, shpresoj duke u ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve sidomos ata të moshës 23-35 vjeç që janë problemi kryesor dhe numër më të madh aksidentesh. Se krijojnë sigurinë në rrugë. Në atë moment që bëhemi të sigurt duhet të heqim këmbën nga gazi. Tabelat e sinjalistikës janë alfabeti

Latest articles

Related articles