Lapaj sulmon Ramën e Berishën: Janë bashkë, i japin njëri-tjetrit oksigjen! Veriu pa drita

spot_img
Advertisements

E vërteta është se sot, në shumicën dërrmuese të fshatrave të veriut të vendit, nuk ka drita! Edi Rama, kjo kopje e shëmtuar e Sali Berishës së dikurshëm që bredh lart e poshtë nëpër Europë duke na shitur dëngla, e ka sot vendin në terr. Dhjetëra mijëra familje, në të ftohtë e të lagur nga përmbytjet, sot gjenden vetëm e pa drita.

Edi Rama, ky vrasës i garës e shpresës, mban peng vendin me bekimin e Saliut, i cili në darkë i proteston poshtë zyrës, ndërsa në mëngjes ulen bashkë në tavolinë për t’i dhënë sërish oksigjen përmes ndryshimit të Kushtetutës nën termin e dalë boje “reforma zgjedhore”.

Çoju njerëzve drita, “o lider i përmasave ndërkontinentale” që u bëre më keq se ai që gjasme doje të rrëzoje! Çoju drita, se kur të të shkas këmba, do kuptosh çfarë gabimi po bën! Ata që sot hanë në emrin tënd do jenë ata që do kesh më shumë pishmën. Saliu do të të duket lule. Sa gabim kur njeriu nuk e kupton sensin e masës!

Latest articles

Related articles