Kreu i PLL, Axhami: Data 17 Nëntor 1944, ditë e zezë, shkak komunizmi i kuq!

spot_img
Advertisements

Më 17 nëntor 1944, komunizmi u fut në Tiranë me vrasje e tritol.
Qëllimisht hodhën në erë Mauzoleumin e Familjes Mbretërore ku preheshin eshtrat e Nënës Mbretëreshë, Sadije Toptani duke hyrë me vrasje e pushkatime në Tiranë si “triumfatorë” të cilët “kishin bërë luftën”
Po ato ditë forcat partizanë bënë masakër mbi popullsinë civile me dhunë dhe vrasje ku vrarë gjithashtu vlera Intelektuale, u vranë 39 intelektualë nacionalist, akademik e ushtarak të lartë, 11 prej tyre oficerë të lartë të forcave te armatosura të Mbretërisë Shqiptare pjesmarres ne rezistencen e 7 Prllit të vitit 1939, ishin pronare e tregtare qe kishin ndihmuar me gjithçka luften, ishin pjese e kuadrove të lartë shkolluar ne perendim që kishin drejtuar shtetin shqiptar.
Këto vrasje, ky brutalitet e këto masakrakra vëllavrasjeje kishin si qëllim mbjelljen e tmerrit e të frikës në popull e tek ata që nuk pajtoheshin kurre me idologjinë e komunizmit sllavo-rus.
Ky regjim i instaluar në ketë formë në vendin tonë bëri që për 46 vjet Shqipëria dhe shqiptarët të futen në terrin e vuatjeve rrethuar me tel me gjëmba e mbuluar me diktaturë.
Sot, detyre primare e jona mbetet mbatja gjallë e KUJTESES per të kujtuar e nderuar ata qe regjimi komunist ju mori avenirin e jetës e për të nxjerre ne pah nëpërmjet këtyre krimeve atë që ky regjim beri mbi këtë popull.
Eshtë e pafalshme për shoqërine dhe shtetin tonë, dalë prej diktatures më të egër komuniste te Europes Lindore, qe akoma pas 35 vitesh pluralizem politik, krimet e komunizmit nuk jane denuar me ligj si dhe duhej ndërkohë kur edhe me mijra të pushkatuar edhe sot nuk kanë një varr të tyre.
Mosdënimi i krimeve të komunizmit dhe mosfunksionimi si duhet i shtetit të së drejtes kanë bërë që edhe sot falangat e komunizmit dhe ish sigurimit të shtetit, që mbajti në kembë ketë regjim, here pas here të ngrenë kokë dhe kerkojnë të minojnë këtë demokraci tonën të brishtë e nderkohë të drejtat e atyre që vuajtën drejtëpërdrejt prej tyre akoma të mbeten pa u zgjidhur.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit tonë që komunizmi ju mori padrejtesisht jetën vetëm për bindjet e tyre politike si antikomunist e nacionalist.

“Atdheu Mbi të Gjitha”🇦🇱

Latest articles

Related articles