“Thinking Machines” i Mira Muratit katërfishon vlerën – synon 50 miliardë dollarë

spot_img
Advertisements

Thinking Machines Lab, startup-i i inteligjencës artificiale i themeluar nga ish-drejtoresha e OpenAI, Mira Murati, është në bisedime të hershme për një raund të ri financimi që do ta vlerësonte kompaninë rreth 50 miliardë dollarë.

Sipas burimeve të Bloomberg, vlera mund të arrijë edhe në 55 deri në 60 miliardë dollarë, pasi negociatat nuk janë finalizuar ende.

Ky vlerësim i ri do të shënonte një rritje katërfish krahasuar me korrikun, duke e futur Thinking Machines mes kompanive private më të vlefshme në botë, vetëm pak muaj pas themelimit.

Thinking Machines, e prezantuar në shkurt të këtij viti, synon ndërtimin e modeleve të avancuara të AI-t dhe mjeteve që nxisin “bashkëpunimin njeri-AI”.

Murati ka rekrutuar dhjetëra ish-punonjës të OpenAI-t, përfshirë bashkëthemeluesin John Schulman dhe ish-zv/presidentin e kërkimit Barret Zoph.

Në korrik, kompania ngriti një nga raundet më të mëdha të kapitalit fillestar ndonjëherë: 2 miliardë dollarë për një vlerësim prej 12 miliardësh.

Produkti i parë i kompanisë, Tinker, është adoptuar nga universitete si Princeton dhe Stanford, dhe tashmë ka klientë të pagueshëm nga bizneset, sipas Bloomberg.

Murati i bashkohet një vale ish-ekzekutivësh të OpenAI që kanë tërhequr interes të madh nga investitorët, përfshirë Ilya Sutskever me Safe Superintelligence Inc. (vlerësuar 32 miliardë USD) dhe Liam Fedus me Periodic Labs (1.3 miliardë USD).

Latest articles

Related articles