Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe arrestuar autorët të cilët dyshohet se qëlluan mbrëmë ndaj automjetit të Edison Tiranës dhe më pas e goditën me sende të forta.
Policia e Shkodrës ka arrestuar Gjovalin Gjekaj 63 vjeç dhe Pëllumb Gjekaj 51 vjeç, banues në Malësinë e Madhe ndërsa është shpallur në kërkim dhe nipi i tyre K.Gjekaj 34 vjeç.
Të ndaluarit dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të Edison Tiranës dhe pasi ka ndaluar, e kanë rrahur atë duke i shkaktuar plagë në trup dhe në kokë.
I gjithë konflikti dyshohet se ka ndodhur për shkaqe banale. Vëllezërit Gjekaj kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të 42-vjeçarit Tirana i cili ka humbur kontrollin dhe është përplasur në pikën e karburantit.
Me pas ai ka tentuar të largohet por është kapur nga vëllezërit Gjekaj që më pas dyshohet se e kanë goditur me sende të forta.
42-vjeçari Edison Tirana ka marrë ndihmën e parë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është larguar për në banesën e tij. Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.


