Historike për kombin/ Pas kuq e zinjve, edhe Kosova siguron “play off”-in e Kupës së Botës!

spot_img
Advertisements

Shqiptarët vijojnë të shkruajnë historinë. Dy ditë pas arritjes së Shqipërisë në “play off”-in e Botërorit, të njëjtën arritje bëri dhe Kosova. “Dardanëve” u mjaftonte vetëm një pikë përballë Slovenisë, por ata shkuan në Ljubljanë dhe morën maksimumin

Pas Shqipërisë, edhe Kosova bën historinë në kualifikueset e Kupës së Botës. “Dardanët” kanë mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 Slloveninë dhe kanë siguruar për her[ të parë fazën “play off”.

Skuadra e drejtuar nga Franko Foda zhbllokoi ndeshjen në minutën e 6. Fisnik Asllani kaloi në avantazh të tijtë. Fantastik sulmuesi i cili është pjesë e Hofenhejmit në Bundesligën gjermane.


Pas Kristjan Asllanit që kualifikoi Shqipërinë në “play off” një tjetër Asllani përsërit të njëtin sukses si mesfushori shqiptar, por kësaj here me Kosovën.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e Kosovës me shifrat 0-1.

Në minutën e 54, Stojanoviç u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në harkun e 6 minutave dhe la Slloveninë me 10 lojtarë. 

Kosova dyfishoi shifrat në minutën e 64 me një autogol të çuditshëm të Karniçnik nga jashtë zonës.

Me këtë fitore, Kosova renditet në vendin e dytë me 11 pikë, duke siguruar matematikisht fazën “play off.

“Dardanët” do të mësojnë kundërshtarin e tyre në shortin që do të hidhet të mërkurën më 19 nëntor në orën 13:00.

Latest articles

Related articles