Ish-drejtori Ismaili, pjesë e një grupi të dyshuar kriminal! Përgjonin SPAK, biznesmenë

spot_img
Advertisements

SPAK konfirmoi sot zyrtarisht se Agim Ismaili është nën hetim për përgjim të paligjshëm dhe veprimtari në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ai u mor në pyetje këtë të mërkurë në praninë e avokatit, ndërsa dyshohet se ka qenë personi që ka drejtuar hakerimin e sistemeve të vetë SPAK-ut, një prej episodeve më të rënda të cenimit kibernetik të një institucioni të drejtësisë. Hetimi ndaj tij po zhvillohet për veprime të lidhura me përgjimin e të dhënave kompjuterike, pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave në kuadër të një organizate kriminale, ndërsa SPAK po vijon verifikimet për të zbardhur shkallën e plotë të përfshirjes së tij.

Latest articles

Related articles