Europol arreston në Greqi SHQIPTARIN, vodhi 100 MIJË portofole kriptovalutash me vlerë MILIONA euro!

spot_img
Advertisements

Policia greke ka arrestuar një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e 100 mijë portofolave kriptovalutash.Në pranga ka rënë shtetasi Sotiraq Kolezi, 38 vjeç, nga Bilishti.

Ai kishte qasje në më shumë se 100,000 portofola kriptovalutash që u përkisnin këtyre viktimave, vlera e të cilave ka të ngjarë të arrijë në miliona euro.Faza më e fundit e operacionit u zhvillua nën koordinimin e selisë së Europolit në Hagë dhe shënjestroi Rhadamanthys, një nga programet më të mëdha të vjedhjes së informacionit, Trojanin me akses në distancë VenomRAT dhe botnetin Elysium, i cili luajti një rol kyç në krimin kibernetik ndërkombëtar

Latest articles

Related articles