BotaKryesoreTe rejatPolitika
Trump sulmon progresistët: Do të shpallim “javën e antikomunizmit”
10/11/2025
0
Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur javën e ardhshme si “Javën e Antikomunizmit” në Shtetet e Bashkuara, duke sulmuar hapur kundërshtarët e tij progresistë.
Deklarata presidenciale, e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, është pjesë e traditës amerikane ku presidentët përcaktojnë javë ose ditë simbolike për çështje me rëndësi publike. Megjithatë, shpallja e kësaj jave ka ngjallur debate për tonin e saj politik.
Në tekstin e deklaratës, 79-vjeçari republikan e cilëson komunizmin si “një nga ideologjitë më shkatërruese në histori”. Ai paralajmëron se “sot, zëra të rinj përsërisin të njëjtat gënjeshtra të vjetra, të fshehura pas termave si ‘drejtësi sociale’ apo ‘socializëm demokratik’”.
Trump përmend edhe Zohra Mamdani, kryebashkiakun e sapozgjedhur të Nju Jorkut, duke e akuzuar se përfaqëson këtë qasje politike. “Mesazhi i tyre mbetet i njëjtë: hiqni dorë nga liritë tuaja, besoni në fuqinë e qeverisë dhe shkëmbeni premtimin e mirëqenies me një rehati bosh të kontrollit,” shkruan Trump.
Presidenti amerikan e ka quajtur më herët Mamdanin “komunist”, ndërsa në një fjalim pas zgjedhjes së tij tha se “amerikanët përballen me një zgjedhje të qartë: mes komunizmit dhe arsyes së shëndoshë”.


