“Legene thuaji motrës tënde”, arrestohet nga qytetari që goditi me grusht anëtarin e Këshillit Bashkiak

spot_img
Advertisements

Kevi Muçollari 27 vjeç është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ka dhunuar anëtarin e Këshillit, Engjëll Shyti.

Situata agravoi në momentin e miratimit të pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qira”.

Kevi Muçollari fillimisht u revoltua duke ngritur zërin si një banor i zonës dhe kundërshtoi me forcë miratimin e kësaj pike, ndërsa anëtarëve të këshillit iu tha “legena”.

Në këtë moment, këshilltari Shyti është ngritur nga tavolina dhe debati ka agravuar deri në dhunë fizike. “Legene shko thoji motrës tënde, jo mua”, dëgjohet t’i thotë Shyti banorit.

Latest articles

Related articles