Diplomati amerikan Christopher Hill dëshmoi këtë të hënë në dhomat speciale të Hagës në mbrojtje të ish presidentit Hashim Thaci, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Hill, ish i dërguar i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës tregoi në detaje ngjarjet që nga marrja e detyrës, kontaktet me ushtrinë clirimtare dhe përfaqësuesit e kosovës në atë kohë.
I pyetur nga mbrojtja e Thaçit nëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte strukturë vertikale me organizim hierarkik, Hill tha se jo.
“Teksa punoja me stafin tim dhe të tjerë, duhej të gjenim një zyrtar apo grup zyrtarësh të UÇK-së me të cilët mund të flisnim. Kam punuar për një kohë në këtë drejtim pa pasur sukses dhe arritëm në përfundim se nuk kishte një udhëheqje të tillë”, tha Hill.
Ish Ambasadori dëshmoi edhe për takimin e parë me ish presidentitn thaci.
“Mu krijua përshtypja se ai ishte më shumë për një mjedis universitar sesa për një mjedis ushtarak. Ai ishte në mesin e tre personave që erdhën, të cilët i takova. Por, nuk mu krijua përshtypja se ai ishte një person që kishte kontroll UÇK-në, ose që drejtonte atë. Nuk kishte asnjë bazë për këtë”, shtoi Hill.
Hill u pyet nga mbrojtja për pretendimet e udhëheqësit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, lidhur me Hashim Thaçin.
“Jo vetëm që unë vlerësova që Thaçi nuk ishte ai person që e përshkruante Millosheviqi, por nuk e kisha dëgjuar këtë gjë nga askush dhe mendoj se është e rëndësishme që kuptohet e gjitha, sepse gjatë gjithë asaj kohe unë kam qenë në kontakt me presidentin Ibrahim Rugova, dhe ai kishte mundësi të shumta t’i denonconte njerëzit me emër, por nuk e ka bërë”, tha ai.
Gjyqi ndaj ish krerëve të UcKsë po shkon drejt fundit ndërsa të katër të akuzuarit, Thaci krasniqi selimi dhe Veseli I kanë mohuar akuzat për krime lufte4 dhe krime kundër njerëzimit.


