Analisti Lavdrim Lita duke analizuar rezultatet e pjesëmarrjes në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashkitë, e cilësoi si një alarm sidomos për opozitën.
Lita tha se nisur nga shifrat shumë të ulëta të publikuara nga KQZ, duket se në zgjedhjet e 9 nëntorit kanë votuar vetëm patronazhistët dhe familjarët e tyre dhe ata që kanë interesa klienteliste.
“Sot qeverisja vendore po braktiset nga shqiptarët. Bashkia e Vlorës qeveriset prej 12 vitesh nga PS dhe cdo pikë shiu përmbytet dhe nuk ka reagim, kjo çon në dorëzim të qytetarëve dhe ky është një alarm për partitë politike, OD dhe PS, kemi një shkëputje të qytetarëve nga politika, tha analisti Lavdrim Lita.
Lavdërim Lita: Kanë votuar vetëm patronazhistët dhe familjarët e tyre dhe ata që kanë interesa klienteliste, kemi një braktisje. Sot qeverisja vendore po braktiset nga shqiptarët. Bashkia e Vlorës qeveriset prej 12 vitesh nga PS dhe cdo pikë shiu përmbytet dhe nuk ka reagim, kjo çon në dorëzim të qytetarëve dhe ky është një alarm për partitë politike, D dhe PS, kemi një shkëputje të qytetarëve nga politika


