Ish kandidatja e PD: Politika ka humbur kuptimin, s’mund të kujtohemi për njerëzit 1 herë në 4 vite

spot_img
Advertisements

nga Jola Hysaj

Kur qyteti hesht, politika duhet të dëgjojë.

Vetëm 12% e qytetarëve të Vlorës dolën në votime.
Kjo nuk është apati , është mosbesim.
Mosbesimi është ndoshta dënimi më i ashpër që mund t’i jepet një klase politike.

Njerëzit nuk janë të painteresuar , janë të lodhur.
Të lodhur nga fjalët që nuk kthehen në vepra,
nga premtimet që nuk mbahen,
nga një politikë që kujtohet për ta vetëm një ditë në katër vjet.

Kur 88% heshtin, ajo heshtje flet më shumë se çdo fjalim:
“Na keni humbur besimin.”

Ky është momenti për reflektim, jo justifikim.
Për ndryshim sjelljeje, jo ndarje faji.
Sepse politika nuk është për të sunduar mbi njerëzit
por për t’u shërbyer atyre.

Aty ku qytetari hesht, është politika që ka humbur kuptimin.

#VLORE #PolitikaQëDëgjon #BesimiQytetar #Reflektim #Ndryshim #ZëriQytetar #DemokraciaNëVeprim
https://www.instagram.com/p/DQ2S43Zjooh/?igsh=ZWNsOHdmdzJwNXl2

Latest articles

Related articles