3.7 milionë euro vjedhje fiskale, Buzi Store në gjyq!

spot_img
Advertisements

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq subjektin tregtar ‘Buzi Store’ për veprën penale ‘Fshehje e të ardhurave’.

Në përfundim të hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 8744 të vitit 2024, rezultoi se kompania në fjalë ka shmangur rreth 3.7 milionë euro të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore, veprimtari e cila përbën veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”, e kryer në bashkëpunim me ekonomistin e subjektit.

Oltion Buzi ishte i shpallur në kërkim që nga janari 2025 pasi nuk ka deklaruar 3.7 milionë euro të ardhura, e për këtë arsye biznesi i tij është proceduar për evazion fiskal

Latest articles

Related articles