Gjergji Nika është një bankier dhe menaxher biznesi me një karrierë të pasur në sektorin financiar. Ai ka një përvojë të gjerë në menaxhimin e investimeve për bankën “Intesa San Paolo” dhe zhvillimin e strategjive të suksesshme të super-marketeve. Përveç kësaj, Nika shërben si anëtar i Këshillit Bashkiak të Vlorës, ku ka propozuar projekte për uljen e taksave për bizneset në Vlorë, si dhe ruajtjen e pasurisë publike në Kaninë, Tragjik e Zvërnec.

Si një drejtues aktiv i Partisë Demokratike në pozicione të ndryshme, ai është i angazhuar për reformimin e qeverisjes vendore dhe qëndrore me synimin për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
Nika si kandidat i Pavarur dëshiron të rrisë transparencën dhe efikasitetin e qeverisjes së Bashki Vlorës, duke përfshirë rishikimin e paketës fiskale dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, si dhe pasurisë së përbashkët në dobi të qytetarëve vlonjatë.
Ai është i njohur për fjalimet e tij të drejtpërdrejta dhe mbështetje të fortë për të drejtat e qytetarëve. Nika beson se një qeverisje e fortë vendore dhe e përfshirë është e domosdoshme për zhvillimin e qytetit dhe për përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve.


