Rama dhe Berisha bashkojnë votat për kreun e Komisionit Rregullator

spot_img
Advertisements

Partia Demokratike dhe Socialiste kanë bashkuar votat dhe kanë votuar në Parlament për kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Me 116 vota pro, 2 abstenime dhe 2 kunder deputetet votuan Ilirjana Nanon nga Partia Socialiste si kryetare.

Deputetët kanë votuar Arben Ristani nga PD, me 111 votua pro, 7 kundër dhe 2 abstenuan si anëtar ne kete komision. Dritan Çaka u votua me 116 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër.

Bledar Skënderi u votua me 113 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kundër; si dhe Helga Vukajn me 112 vota pro, 3 abstenim dhe 6 kundër.

Latest articles

Related articles