Pak ditë pas shpalljes së kandidaturës së tij për pozicionin e Avokatitt ë Popullit, Endri Shabani ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Nisma Thurje.
Sipas një shkrese që kjo forcë politike ka dërguar në Komisionin Qendror të zgjedhjeve, pas dorëheqjes së shabanit, në drejtim të Nismës Thurrje është emëruar Elton Canaj.
Zyrtarisht është mbyllur afati i kandidimit për postin e Avokatit të Popullit. Ndërsa Mazhoranca ka deklaruar se nuk ka asnjë emër për këtë post, opozita ka këmbëngulur për emrin e të përndjekurit politik Besim Ndregjoni.
Këto janë garuesit që aktualisht kanë plotësuar fazën e parë të aplikimit, ndërsa mbeten në pritje të ftesës nga komisionet parlamentare për të shpalosur platformat e tyre:
- Adriana Kalaja, 2. Aranita Brahaj, 3. Anton Koster, 4. Anton Lleshaj, 5. Besim Ndregjoni, 6. Dardan Mustafaj, 7. Endri Papajorgji, 8. Endrit Shabani, 9. Fatjona Male, 10. Genta Tafa, 11. Gerti Shella, 12. Ismail Tafani, 13. Jola Hysaj, 14. Juliana Hoxha, 15. Laureta Roshi, 16. Lulzim Hamitaj, 17. Myrteza Myftari, 18. Saimir Vishaj, 19. Shkëlqim Sulo, 20. Suela Koçibellinj, 21. Tartar Bazaj, 22. Valentina Teodoresku, 23. Skënder Haluci.


