Katër shqiptarë janë dënuar me mbi 14 vite burg gjithsej në Angli, pasi policia zbuloi një laborator kanabisi me rreth 230 bimë dhe vlerë rreth 100 mijë paund në Grays.
Sipas policisë së Essex, puna e oficerëve çoi në zbulimin e dy ambienteve të mëdha të kultivimit të kanabisit në zonën Globe Industrial Estate, në Rectory Road, më 3 qershor të këtij viti.
Në total u gjetën 230 bimë në faza të ndryshme rritjeje, me një peshë rreth 46 kg dhe një vlerë të përllogaritur prej afërsisht 100,000 paund.
Katër persona u shpallën fajtorë për përfshirje në prodhimin e kanabisit dhe u dënuan si më poshtë:
Ervin Sadikaj, 34 vjeç, banues në Langley Crescent, Dagenham, u dënua me 4 vite e 8 muaj burg;
Besjan Mustafaj, 32 vjeç, banues në Booth Road, North Woolwich, u dënua me 4 vite burg;
Albest Deda, 27 vjeç, banues në Lymington Road, Dagenham, u dënua me 3 vite burg;
Pashk Gjonaj, 32 vjeç, pa adresë banimi, u dënua gjithashtu me 3 vite burg.
Dënimet u shpallën në Gjykatën e Kurorës në Basildon, më 31 tetor.


