Rezidenca “Olive Park” në zonën e liqenit të Farkës në Tiranë, është sekuestruar këtë të hënë nga autoritetet, për shkak se ka dalë jashtë lejes së ndërtimit. Redaksia mëson se kompleksi me vila elitare është në pronësi të ish-deputetit të PS, Vladimir Kosta.
Një numër i madh i “Shqiponjave” dhe atyre të Forcës Kombëtare të Sigurisë kanë zbarkuar në mesditë në zonë, të shoqëruar nga trupat e IKMT, ministrja Albana Koçiu, kryepolici Ilir Proda dhe shefja e Kadastrës, Dallëndyshe Bici për të njoftuar këtë operacion bllokimi.
Vilat elitare të rezidencës “Olive Park” janë rrethuar me shirita dhe punimet janë ndaluar.


