Ish ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është rikthyer në qeveri, këtë herë si këshilltare juridike e Kryeministrit Edi Rama
Burime për redaksinë bëjnë me dije se ish-deputetja e Partisë Socialiste me rikthimin në ekzekutiv, do të ketë një rol kyç në koordinimin e nismave ligjore mes qeverisë dhe Kuvendit, duke vepruar si urë lidhëse ndërmjet dy institucioneve për përgatitjen dhe harmonizimin e akteve normative, projektligjeve dhe reformave ligjore që kërkojnë dakordësi politike dhe teknike.
Ky emërim vjen në një moment kur qeveria po përgatit një sërë ndryshimesh në fushën e drejtësisë, administratës publike dhe digjitalizimit të shërbimeve, fusha me të cilat Gjonaj është e njohur për eksperiencën e saj profesionale.


