Janë bërë publike emrat e 23 kandidatëve që garojnë për postin e Avokatit të Popullit, një nga institucionet më të rëndësishme të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.
Në listë përfshihen figura të njohura të jetës publike dhe politike, mes tyre ish-kandidatë për deputetë, aktivistë të shoqërisë civile dhe avokatë me përvojë të gjatë në fushën e drejtësisë.
Ndër emrat më të spikatur janë Adriana Kalaja, Endrit Shabani, kryetar i “Nisma Thurje”, si dhe avokati Saimir Vishaj.
Ditën e sotme ishte afati i fundit për të aplikuar për postin e Avokatit të Popullit, post ky që deri më sot mbahej Erinda Ballanca.
Lista e plotë e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit:
- Adriana Kalaja
- Aranita Brahaj
- Anton Kosteri
- Anton Lleshaj
- Besim Ndregjoni
- Dardan Mustafaj
- Endri Papajorgji
- Endrit Shabani
- Fatjona Male
- Genta Tafa
- Gerti Shella
- Ismail Tafani
- Jola Hysaj
- Juliana Hoxha
- Laureta Roshi
- Lulzim Hamitaj
- Myrteza Myftari
- Saimir Vishaj
- Shkëlqim Sulo
- Suela Koçibellinj
- Tartar Bazaj
- Valentina Teodoresku
- Skënder Haluci


