Gazetarja Esiona Konomi ka publikuar një shkrim për shpenzimet e fushatës elektorale të 11 majit 2025, ku zbulohet se kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka paguar fatura për akomodim, masazhe dhe shërbime të tjera luksoze për konsulentët amerikanë që morën pjesë në fushatë, mes tyre Chris LaCivita dhe Paul Manafort.
Sipas Konomit, konsulenti amerikan Chris LaCivita, që pagoi Sali Berisha për fushatën e 11 majit, ka përfituar edhe nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili i ka paguar fatura për akomodim në hotele luksi në Tiranë, por edhe për masazhe.
Nga raporti për shpenzimet dhe të ardhurat që Mediu ka dorëzuar në KQZ, evidentohet se ai ka paguar 1100 euro akomodim e masazhe indian për Chris LaCivita.
“Klienti do t’i paguajë Kontraktorit një Mbajtëse sipas orarit të mëposhtëm:
Akomodim në Hotel (Maj 2025):
Fatura për Stewart James Jackson: 81,312.00 ALL (kryesisht akomodim).
Fatura për Paul Manafort: 112,116.00 ALL (akomodim dhe shërbime të tjera).
Fatura për Chris LaCivita: 118,916.00 ALL (akomodim, bar dhe shërbime masazhi).
Fatmir Mediu ka kontraktuar një kompani amerikane për zgjedhjet e 11 majit, për të bërë strategjinë e rrjeteve sociale. Në raportin që ka dorëzuar në KQZ, thuhet se Mediu ka paguar 35 mijë euro kontratën e PR me Harris Media.


