U merrte para qytetarëve për të kryer ekot, në pranga mjeku imazherist

spot_img
Advertisements

Një mjek imazherist në spitalin e Fierit u arrestua pasi u merrte para qytetarëve për të kryer ekot. Sipas njoftimit të policisë, mjeku 66-vjeçar, gjithashtu shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier.

Hetimet ndaj tij kishin nisur prej katër muajsh, ku u kap në flagrancë duke i marrë lekë një pacienti, ndërsa në shtëpi iu gjetën rreth 2 milionë lekë të rinj, rreth 40 mijë euro, mbi 2 mijë paund dhe dollarë.

Latest articles

Related articles