KM Edi Rama në çdo palë zgjedhje po kanabilizon votën e PD dhe së djathtës me rekrutime në nivele drejtuese. 2 anëtarë të kryesisë së Sali Berishës, ish deputetë janë bërë drejtorë të rëndësishëm të PS në mandatin e 4t. Nuk po përmendim nivelet e tjera dhe ujditë e shumta.
Rënia drastike e PD në zgjedhje nga 610 mijë vota në total në 2021 në 485 mijë vota në 2025 është pa përgjigje Politike.
Sali Berisha ka një karrierë të gjatë justifikimesh për të mos marrë asnjë Përgjegjësi. Eunukët që e freskojë me palma në Seli po shtohen edhe më shumë pas humbjes. “Farsa, farsa” – dëgjohen në bunkerin e Partisë.
Sa më shumë shqiptarë ikin nga vendi aq më shumë demokratë blen PS për të mbajtur pushtetin.
PD ka 2 rrugë për të dalë nga KRIZA.
Duhet të Ndryshojë Rrethin e shoqërimit duke ofruar një Projekt për të Ardhmen:
E para me Ndërkombëtarizimin e kauzës së saj duke shkuar lideri në Washington, Londër e Berlin për të paraqitur idetë e tij. E pamundur në kushte Non Grata.
E dyta rilidhja e telave me qytetarët përmes Bisedës pa bujë, klandestine, përfaqësim interesash dhe shpërndarje meritash politike në strukturë.


