Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, vizitoi banorët e rrugës “Konferenca e Pezës” në Kombinat, të cilët prej disa vitesh përballen me mungesën e investimeve dhe kushte të papërshtatshme jetese.
Gjatë takimit, Salianji dëgjoi shqetësimet e tyre dhe kritikoi institucionet për mosveprim, duke theksuar dallimin mes realitetit të përditshëm të qytetarëve dhe imazhit që shfaqet në propagandën qeveritare.

Postimi i Salianjit
Banorët e rrugës “Konferenca e Pezës” në Kombinat janë dëshmitarë prej 9 vitesh të papërgjegjshmërisë së Edi Ramës dhe bashkisë së tij!
Çdo ditë shohin propagandën e fasadës, ndërsa jetojnë mes mbeturinave, erës së rëndë dhe një grope të madhe që është rrezik për jetën e qindra banorëve. Pavarësisht ankesave të vazhdueshme asnje zgjidhje!
Kjo është Tirana reale, jo ajo që shfaqet në reklamat e pushtetit!
Banorët kërkojnë zgjidhje, siguri dhe dinjitet, jo mashtrime e foto me bojë mbi rrënoja.
Me #Florian Binaj


