Hipokrizia.
Kur vdiq Enver Hoxha, popullata në uri qante me dënesë liderin komunist që e kishte izoluar nga Europa, Amerika e Bota, duke e nderuar edhe me Piramidë si Faraonit. Skllevër me mendje të skllavëruar.
Në vdekjen e Nanos, mediat e majta për të mos folur për gjyqin e Veliajt dhe thirrjen në SPAK të Ballukut po bëjnë homazhe shtinjake për ish kryeministrin. E kanë shtuar dozën e homazheve.
Mediat e Berishës me grupin e tij parlamentar po heshtin me përulje që e Majta të heshtë kur tju ndodhë atyre, ikja e Liderit, duke folur madje edhe fjalë të mira. Nderojnë korrupsionin shtetëror.
Fatos Nano nderohet më shumë me armiqtë që ka pasur sesa miqtë hipokritë të ditës së Fundit. Kryevepra politike e Fatos Nanos është Edi Rama, si shërbim ndaj Partisë së tyre.
Gjyqin veseve e të mitave e ka tek Perëndia, jo me ne.


