Policia e Shtetit ka bërë ndryshime në drejtimin e disa komisariateve në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit.
Lëvizjet përfshijnë rotacione mes drejtuesve aktualë të komisariateve, me qëllim rritjen e eficiencës dhe forcimin e rendit publik.
Sipas burimeve zyrtare, Kryekomisar Besmir Qibini, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit nr. 3 Tiranë.
Komisar Besmir Dervishi, nga Shef i Komisariatit nr. 3 Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit nr. 5 Tiranë.
Kryekomisar Idriz Daulle, nga Shef i Komisariatit nr. 5 Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit nr. 7 Tiranë.
Kryekomisar Robert Losha, nga Shef i Komisariatit nr. 7 Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit Mat.
Kryekomisar Ervis Sançolli, nga Shef i Komisariatit Mat, emërohet Shef i Komisariatit Lezhë.
Komisar Oltion Gjoni, nga Shef i Komisariatit Lezhë, emërohet Shef i Komisariatit Kukës



