Belinda Balluku në SPAK për tunelin e Llogarasë

spot_img
Advertisements

Zv/ kryeministrja Belinda Balluku ishte pasditen e sotme në SPAK. Qëndroi gati 40 minuta brenda prokurorisë së Posaçme dhe në momentin që doli u shpreh për mediat se ndodhej aty për t’ju përgjigjur organit të akuzës për një çështje nën hetim. Më tej nuk pranoi që t’u përgjigje gazetarëve.

“Në respekt të organeve të drejtësisë kam pranuar kërkesën e SPAK për një cështje në hetim. Si qytetare dhe zyrtare e shikoj si një proces dhe që jam shpresë plotë që do të jetë i bazuar mbi transparencën dhe parimet e drejtësisë” tha ajo.

Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Balluku është marrë e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarisë – një segment prej 5.99 kilometrash që i kushtoi taksapaguesve 18.9 miliardë lekë ose më shumë se 190 milionë euro.

Balluku çau rrugën përmes mikrofonëve dhe kamerave të gazetarëve rreth orësh 15:00 në hyrje të Prokurorisë së Posaçme, por pa u përgjigjur pyetjeve. Më herët, në SPAK hyri motra dhe përfaqësuesja e saj ligjore, Pamela Qirko, e cila ka mbajtur më herët postin e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Latest articles

Related articles