Rama i shqetësuar për Paqen në Gaza dhe Ukrainë, kritikon BE

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit Emmanuel Macron, ku tha se Europa “duhet të zgjohet” pasi është momenti që kontinenti të ketë planin e vet të paqes për Ukrainën.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se “BE duhet të këtë planin e vet të paqes dhe duhet të këtë komunikimin e drejtpërdrejtë me Rusinë”.

“Në këtë pjesën tonë të botës ne të bëjmë një dush përulësie, sepse edhe sot edhe pse bota po ekspozon tërësisht ujërat që ziejnë në marrëdhëniet midisi vendeve dhe qasjen përkundrejt gjerave themelore, ne vazhdojmë të mendojmë , që ka diçka që nuk shkon me botën, dhe që është një moment në kohë dhe gjërat do të kthen siç ishin, dhe ne, dhe kur them ne nuk flas për Shqipërinë, flas për perëndimin, dhe sidomos për Evropën, mendojmë se kemi legjitimitetin moral që na është blatuar nga ndonjë urdhër hyjnor dhe mundësinë për të gjykuar të tjerët dhe për të besuar se ne jemi pika e referencës së si duhet të të jetë bota dhe kjo është thellësisht e gabuar.

Kjo është e gabuar, nuk është e vërtetë, Është një lloj vetëkënaqjeje, që sipas mendimin tim mjaft modest ka nisur të bëhet gjithmonë më i dëmshëm si këndvështrim dhe gjithmonë më pak i dobishëm për atë vetëbesimin qe kemi nevojë të gjithë.

Latest articles

Related articles